“Unë jam më i fortë se Millosheviçi”, Vuçiç bën deklaratën e rëndë dhe kërcënon hapur Kosovën

0
533

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish-presidenti, Slobodan Milosheviç.

Vuçiç ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “TV Pink” ku ka folur për temat aktuale përfshirë presionin ndaj tij, zgjedhjet si dhe vendimet e tij për përmirësimin e standardit të jetës së serbëve.

“Nuk ndihem fajtor, ne nuk kishim asnjë përplasje prej kur unë jam në këtë vend”, deklaroi ai.

“Unë eci lirshëm. Problemi është se flitet keq për Serbinë”, shtoi Vuçiç duke komentuar deklaratat e rivalëve të tij politik në Serbi. “Por, fuqia ime në popull është më e madhe se e Milosheviçit, fuqia në ushtri është dy herë më e madhe, pa i llogaritur numrin e ushtarëve”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here