Google search engine
Home Aktualitet Platforma e opozitës, aleatët i vendosin kusht Bashës reformën zgjedhore, kërkojnë lista...

Platforma e opozitës, aleatët i vendosin kusht Bashës reformën zgjedhore, kërkojnë lista të hapura

0
366

Aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike kanë rënë parimisht dakord me daljen e një platforme të përbashkët në zgjedhje, por kanë vënë edhe disa kushte. Dy ditë më parë selia blu publikoi një platformë, në të cilën kreu i PD, Lulzim Basha iu kërkonte aleatëve që të dilnin në një koalicion të përbashkët me demokratët në zgjedhjet e 30 qershorit. Mirëpo, teksa kjo gjë është pranuar parimisht nga aleatët e Bashës si Mediu, Duka dhe Shehi, këta të fundit kërkojnë që në një fazë të dytë të negociohet në detaje, kryesisht për reformën zgjedhore, ndërsa kanë shfaqur dëshirën që në zgjedhje të hyhet me lista të hapura. Fillimisht, ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se marrëveshja krijon një hapësirë institucionale që përcakton qëllimet e qarta politike për çdo forcë opozitare, ndërsa kërkoi nga Basha që të pranojë kërkesën e tij për futjen në zgjedhje me lista të hapura. “Padyshim marrëdhënie elektorale të qenësishme për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe e dyta për të garantuar një ndryshim politik që është i domosdoshëm në Shqipëri përballë një situate të papranueshme që ka të bëjë jo vetëm me varfërinë por me kontrollin që ka krimi dhe korrupsioni i lidhur me qeverinë në këtë vend. Ndërkohë ne kemi edhe një kërkesë për një parlament kushtetues në radhë të parë, që të jetë përfaqësues i qytetarëve, një parlament të përgjegjshëm që tu japë llogari qytetarëve dhe njëkohësisht për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve. Kështu që mendoj se një sistem zgjedhor me lista të hapura për gjykimin tim është sistemi më i drejtë. Kjo mbetet për tu diskutuar dhe analizuar dhe me kolegë të tjerë të opozitës”, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here