Merr fund misteri i takimit Salianji-Ahmetaj, dalin të gjitha pamjet nga lokali (FOTO)

0
555

Ervin Salianji është alarmuar pas publikimit në rrjet, të një fotoje të tij dhe Arben Ahmetajt duke pirë kafe. Ai ka shkuar në lokalin ku ka ndodhur takimi dhe ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë.

Videot tregojnë dhe oraret kur kanë hyrë e kanë dalë dhe kur janë shkëmbyer dy deputetët dhe që ata kanë drekuar në dy tavolina të ndryshme dhe për shkak të gazetarit Ed Manushi si një mik i përbashkët i tyre,  janë shkëmbyer pak minuta edhe dy deputetët e opozitës dhe maxhorancës.

Salianji hyn në orën 13.13 në bar dhe takon gazetarin Ed Manushi dhe drekon me të për më shumë se një orë.

 Në orën 13.34  ne kamera shihet kur hyn deputeti Ahmetaj i cili ulet në një tavolinë me një mikeshën e tij, e cila mund të dallohej nga kamerat dhe dy të njohur të tjerë dhe drekon me ta mbi një orë.

Në orën 14.24  duket që deputeti Ahmetaj shkon në tavolinën e gazetarit Manushi dhe takohet me të dhe deputetin Salianji.

Në orën 14. 30  deputeti Salianji është ngritur dhe duket që e ka lënë tavolinën.

Në orën 14.30 deputeti Salianji është në daljen e barit.

Në orën 14.30 gazetari Ed Manushi dhe deputeti Ahmetaj tashmë po qëndrojnë në tavolinë bashkë me gazetaren e emisionit E Diell.

Një ditë më parë në një intervistë në News 24, deputeti Ahmetaj pohoi që takimi rastësor me deputetin Salianji kishte ndodhur për shkak të gazetarit Ed Manushi, i cili ishte i njohur i secilit prej tyre dhe ishte shkaku i vetëm i këtij takimi.

Koha që dy deputetët kanë qenë bashkë duket se është vetëm 5 minuta, kohë e një përshëndetje vetëm për etikë të thjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here