E frikshme në Maminas/ Depozita gjigante ‘pushton’ rrugën

0
462

Në rrugën e Maminasit një depozitë gjigante është shkëputur nga bazamenti i saj si pasojë e erërave të forta dhe është rrokullisur në rrugë duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve që qarkullonin me makina në atë moment. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe është sjellë nga gazetari Shpëtim Luku shoqëruar edhe me një foto.

“Jeta ka koincidencat e saj fatale, te cilat nuk varen fare prej teje. Sepse mund te qëllosh që je duke kaluar në rrugë në një moment te caktuar, kur era e fortë i jep fuqinë rrotulluese një depozite të madhe, e cila më pas mund të të bëjë “përshesh” me gjithë makinë. Por mua nuk më bëri dot “përshesh” sepse kalova vetëm 10 sekonda më përpara”, shkruan Luku në faqen e tij në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here