“Dyshoja se takohej me të tjerë”, dëshmon gardisti që vrau gruan: Kur unë ikja në punë ajo…

0
409

Merret në pyetje 43-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç.

News24 referuar burimeve policore, raporton se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here