Dikur çmendte rrjetin me fotot seksi, sot vesh kostumin e zëvendësministres (Foto)

0
602

Sot ajo është zyrtarisht zëvendësministrja e re e Arsimit. Lori Haxhiu nuk është e panjohur për publikun, pasi ajo më herët ka qenë pjesë e ekraneve tona si moderatore. Kujtomë këtu, se rrugëtimi i Lorit në televizion ka nisur herët, kur ajo ishte ende një adoleshente.

Disa e kujtojnë me emisionin e pasdites në “Vizion Plus” apo edhe në “Agon”, madje disa të tjerë edhe si prezantuesja e Llotarisë Kombëtare, e cila transmetohej kohë më parë në televizionet tona.

Tashmë, mbetet për tu parë puna  që do të bëjë  në ministrinë e drejtuar nga Besa Shahini. Së fundmi, ajo ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar për Rininë, institucion që prej këtij mandati qeverisës është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë.

Emërimi

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë emëruar dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kështu, bëhet e ditur se dy zëvendësministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu. Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin, e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here