BE vendos Arabinë Saudite në listën e zezë

0
462

Komisioni i BE njoftoi listën e 23 vendeve që kanë shfaqur performancë të pamjaftueshme në luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit, mes të cilave ka vendosur Arabinë Saudite pas cështjes së vrasjes së gazetarit dissident Xhamal Kashogi në konsullëtën e saj të Stambollit. Në listë përfshihen Afganistani, Samoa Amerikane, Bahamet, Botsvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guami, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Portoriko, Samoa, Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidadi dhe Tobago, Tunizia, Ishujt Virgin të SHBA-së dhe Jemeni. Si rezultat i kësaj liste, bankat dhe institucionet e tjera financiare që i nënshtrohen rregullave të BE-së do të bëjnë më shumë kontroll dhe inspektim të transaksioneve të institucioneve financiare dhe klientëve të këtyre vendeve me rrezik të lartë, për të përcaktuar më mirë transaksionet e dyshimta të parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here