Google search engine
0
471

Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Lezhë, ka vizituar këtë mëngjes një biznes të përpunimit të fruta-perimeve në fshatin Pllanë.

Gjatë bisedës me pronarin, i cili u shpreh se është një nga eksportuesit më të mëdhenj në tregjet e rajonit, Rama nuk hezitoi në këtë moment të sulmonte mediat.

Sipas kryeministrit, këto të fundit u vënë gjoba biznesmenëve, ndërsa sipas tij rastet me abuzime të produkteve ushqimore nuk janë të vërteta dhe se asnjë kamion eksporti nuk është kthyer.

“Një gjë është shumë senifikative në gjithë këtë volum eksporti nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit. Se këtu historia është futen në kazan, janë më kimikate me helmra. E çmendet ky milet. Normalisht ka edhe raste abuzive por asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht. Mirëpo këtu është histori, kazan i madh, u vënë gjoba bizneseve, ‘hajde ti paguaj se unë të bëj copë’. Hajde këtu thonë se heshtja paguhet. Jam habit nga reagimin për paketën anti-shpifje më shkruanin biznesmenë dhe thonin mos e tërhiq. E mora njërin në telefon dhe i thashë ‘ju çfarë keni’. Më tha ne na mbytën, na thonë paguaj, ose ne do të nxjerrim në televizion në portal, në gazetë”, përfundoi kryeministri.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here