Vrau gruan me armën e shërbimit, zbardhet dëshmia e gardistit: Më vjen keq për vajzën, e vrava se…

0
484

Zbardhet dëshmia e gardistit që vrau bashkëshorten e tij mëngjesin e sotëm në Tiranë.

44 vjeçari Alket Arapaj është shprehur se e vrau gruan pasi ajo e tradhtonte.

‘Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, mësohet të jetë shprehur Arapaj.

44 vjeçari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferaj.

Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame. 

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit. Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka arrestuar në flagrancë, 44-vjeçarin. Çifti kishin bashkë një fëmijë.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here