Zbardhet dëshmia e policit Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua dje pas publikimit të video-skandalit.
Mësohet se pas shumë orësh Bajrakurti ka pranuar ekzistencën e videos, pasi që prej ditës së djeshme e mohonte.
Polici ka deklaruar se ka një lidhje, por nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj apo identitetin e personit që ndan lidhjen, ndërsa ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një 15-vjeçare.
“Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje”, ka thënë ai.
Ndërkohë oficerë të Prokurorisë kanë shkuar në shkollën e 15 vjeçares, nga ku erdhi denoncimi anomin për të kryer verifikime dhe për të marrë dëshmi nëse ka në atë shkollë një vajzë që është abuzuar.
Ndërkohë, sot në komisariatin e Malësisë së Madhe ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ku theksoi se janë në kërkim të denoncuesit.


































