Në qytetin Kars të Turqisë ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar “WINTER EXERCISE 19“ (Ushtrimi dimëror) në të cilin po marrin pjesë përfaqësuesit e 13 shteteve përfshi dhe Kosovën. “Ushtrimi dimëror 19“ ka për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake në kushte të dimrit (borë me trashësi deri 50 cm dhe temperatura deri -20 gradë celsius), si dhe forcimin e ndërveprimit në ambiente të përbashkëta operacionale. FSK-ja po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut; oficerë dhe nënoficerë-stafi. Kontingjenti i FSK ka zbarkuar me datën 06 shkurt 2019, dhe i është bashkuar Brigadës së 14-të të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë/nënoficerë stafi etj. Komandanti i Kontingjentit të FSK, major Albert Kuqi, deklaroi se “të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, janë në nivel të detyrës duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional.


































