Javët e fundit, futbolli italian është bërë pre e racizmit dhe thuajse në çdo javë ka skena të papëlqyeshme. Një episod i shëmtuar ka ndodhur edhe në ndeshjen e të rinjve, aty ku lojtari serb i Fiorentinës, Duzhan Vlahoviç është ofenduar nga tifozët. Ata e kanë quajtur “cigan m*ti”. Interesant është fakti se menjëherë pas këtij momenti, ka ndërjyrë futbollisti shqiptar Erald Lakti, i cili është dhe kapiteni i Fiorentinës. Ai ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes për t’i ardhur në mbështetje serbit. Bëhet me dije se Lakti i ka thënë arbitrave se takimi nuk mund të luhej në kushte të tilla dhe këto skena janë të paparanueshme.