Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për padinë e trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristiano Panuçi, ndaj ish-Presidentit Bujar Nishani.
Mësohet se gjykata e ka rëzuar padinë ndaj ish-presidentit Nishani.
Panuçi paditi Nishanin për fyerje dhe cënim të imazhit në Gjykatë, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë euro dhe përgënjeshtrimin e deklaratave nga ish-Presidenti.
Gjithçka nisi pas ndeshjes Shqipëri-Kosovë, ku kombëtarja shqiptare humbi 3-0, ndërsa ish-Presidenti Nishani shkruante se Panuçi është një sharlatan dhe po shkatërron atë që është ndërtuar.
“Kosovë-Shqipëri (3:0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”, ka qenë ky reagim i Nishanit pas ndeshjes.