Gruaja sjell në jetë trinjakë, Rama i shkon papritur në maternitet me lule e çek në dorë: Ia bëre fora (BATUTAT)

0
546

Një grua ka sjellë në jetë trinjakët e parë të këtij viti në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Për vizitë i ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama i ka çuar një tufë lulesh bashkë me 120 mijë lekë të reja për secilin.

“Po ia bëre fora”, i drejtohet Rama gruas ndërsa pyet mjekët për vështirësitë gjatë lindjes.

Gruaja dhe trinjakët gëzojnë shëndet të plotë.

“Me këtë rast e sqaruam atë pyetjen e famshme që si është bonusi kur janë 3. Kur janë 3 të gjithë marrin si për të tretin, 120 mijë lekë të reja”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here