Google search engine
Home Aktualitet Basha nuk pritet mirë në Pogradec, qytetari i kundërvihet haptazi kryedemokratit (Debati...

Basha nuk pritet mirë në Pogradec, qytetari i kundërvihet haptazi kryedemokratit (Debati i plotë)

0
459

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndali sot në Pogradec por si në disa raste kohët e fundit nuk është pritur mirë nga qytetarët. Ka qenë një tregtar nga qyteti i Pogradecit i cili iu kundërvu haptazi kryedemokratit.

Tregtari ka folur pa droje dhe të gjitha shqetësimet ia ka thënë troç:

“Më thuaj hapur, t’i mbaj dokumentet e pronave që më takojnë se nuk mi kanë kthyer apo t’i hedh?! Opozita pse nuk ka folur kaq vite për pronat? Unë jam shumë i dëmtuar, sepse kam 85 dynymë që s’po i marr dot.

Basha: Spartak, arsyeja pse nuk e ke dëgjuar fjalën tonë është se mediat janë të kapura. Ne kemi mbajtur qëndrime të qarta në parlament. Më dëgjo, pastaj më thuaj.

Spartaku: Jo, keni folur aty këtu ndonjë fjalë, por nëse do ta kishit prioritet…

Basha: Më dëgjo çfarë dua të them, më dëgjo, sepse je viktimë e propagandës së qeverisë. Ne jo vetëm kemi protestuar, por e kemi çuar në Strasburg për pronarët. Mos më kërko si opozitë atë që ka detyrë qeveria! Pra, e kemi kundërshtuar tre herë. Të garantoj dhe e kam thënë, ndoshta qëndron kritika jote dhe unë ndaj do ta përsëris, se ligji që ata kanë bërë është ri shpronësim.

Spartaku: Të lutem m’u përgjigj, t’i djeg dokumentet apo t’i mbaj?! Sepse nga këta s’kam më shpresë.

Basha: Absolutisht , ta thashë që duhet t’i mbash. Por duhet ta dish që mesazhet e opozitës bien shpesh pre e propagandës së qeverisë. Ky ligj do të anulohet! Hera e tretë që po të them po, mbaji dokumentet. Ne e kemi luftuar këtë ligj dhe ditën kur të na besoni me votë, ne do ta anulojmë këtë ligj. Ndaj ka rëndësi më 16 shkurt, që ta mbyllësh disa orë dyqanin e të jesh ën Tiranë. Se pa çliruar zgjedhjet, nuk ke…Beteja e 16 shkurtit është për t’u rikthyer diçka tjetër shqiptarëve, që ju janë vjedhur pronat, por ju janë vjedhur edhe zgjedhjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here