Google search engine
Home Rajoni Kosova Vuçiç bën deklaratën e fortë: Kompromis me Kosovën vetëm nëse plotëson këtë...

Vuçiç bën deklaratën e fortë: Kompromis me Kosovën vetëm nëse plotëson këtë kusht

0
516

Presidenti Aleksandër Vuçiç, është shprehur së fundmi se do të bëjë marrëveshje me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit plotëson një kusht.

Vuçiç tha dje se Serbia do të përpiqet të bëjë kompromis me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit shfuqizon taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.

 “Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë që nga 2012-ta”, ka thënë sot Vuçiç, i cili shtoi se ai nuk mund të flasë si të tjerët pasi thotë se nuk është gënjeshtar.

“Ne do të punojmë së bashku”, tha ai, duke shtuar se Serbia gjithmonë do të tentojë të bëjë kompromis me kosovarët, nëse shfuqizohet taksa doganore.

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka futur në fuqi taksën prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, kurse më vonë, Qeveria ka marrë vendim që në këtë taksë të përfshihen edhe brendet e njohura botërore të cilat hyjnë nga këto dy shtete.

Që nga vendosja e taksës Serbia ka bllokuar edhe bisedimet me Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here