Google search engine
Home Politike Drejtesi Sulmet e forta politike, s’duron gjyqtari nxjerr vendimin për Dritan Dajtin: Ja...

Sulmet e forta politike, s’duron gjyqtari nxjerr vendimin për Dritan Dajtin: Ja kush ishin 2 njerëzit e vetëm të drejtësisë që votuan kundër (DOKUMENT)

0
475

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka rrëzuar tri ditë më pare dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në Durrës.

Kjo ka revoltuar mbarë opinionin publik dhe ka bërë që të reagojnë edhe ministrat Etilda Gjonaj e Sandër Lleshaj si dhe ambasadori i BE, Soreca.

Vënë përballë këtij presioni, kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër ka publikuar vendimin. Fuat Vjerdha ka publikuar vendimin sipas të cilit, ai ka firmosur pjesërisht kundër bashkë me Lindita Hoxhën.

Trupi gjykues i Dritan Dajtit kishte kryetar Fuat Vjerdhën (pjesërisht kundër, anëtarë Lindita Hoxha, (votoi për lënien në fuqi, pjesërisht kundër) Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini.

Pra përveç kryetarit Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha të cilët kanë qenë pjesërisht kundër, gjyqtarët e tjerë; Aleks Nikolli, Petrit Aliaj e Skënder Damini kanë rrëzuar vedimin për burgim të përjetshëm pa rezerva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here