Pas publikimit të një video me “pullë të kuqe” në rrjetet sociale, është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë së Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila sqaron paraprakisht “Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”.
Mësohet se polici i zonës Grumiere me detyrë Specialist i Policimit në komunitet (SPZ), kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare në zonë, ndërsa rasti është denoncuar në komisariatin e Koplikut nga nëna e të miturës.
Ajo denoncon policin se ka kryer akte të turpshme me vajzën dhe duke i dërguar video jo etike në telefonin e saj personal.









































