Google search engine
Home Politike Drejtesi Rasti Dritan Dajti/ Ministrja Gjonaj kërkon masën ekstreme për 3 gjyqtarët: Nuk...

Rasti Dritan Dajti/ Ministrja Gjonaj kërkon masën ekstreme për 3 gjyqtarët: Nuk ndalemi këtu!

0
484

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka kërkuar sot përmes një deklarate për shtyp  institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bën kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për  akuzën e vrasjes së katër policëve në 2009.Ajo u tregua besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të paprecedentë me vendimin e marrë. “Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake. Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here