Google search engine
Home Aktualitet “Ke udhëtuar me një trafikant”, Balla nxjerr foton dhe ka një pyetje...

“Ke udhëtuar me një trafikant”, Balla nxjerr foton dhe ka një pyetje për Shkëlzen Berishën

0
436

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me të cilën është në një proces gjyqësor.

“Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojët e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!” –shkruan Balla në postimin e tij.

Në daljen për mediat në përfundim të procesit gjyqësor, Shkëlzen Berisha akuzoi socialistin Balla, për udhëtime me trafikantë të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here