Sot pritej që të zhvillohej seanca e ankimimit të ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Mirëpo mësohet se kërkesa e tij është shtyrë dhe seanca do të mbahet në datën 14 shkurt.
Jaed Çela është shpallur në kërkim pasi ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
Së bashku me ish-zyrtarin tjetër të Policisë së Vlorës, Sokol Bode, ata akuzohen për lidhje me grupin e trafikut të drogës drejt Italisë, Habilajt.
Avokati i Çelës është shprehur se duan kohë që të njihen me provat.









































