Një ditë më parë një mjek ka denoncuar se është dhunuar në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Bëhet fjalë për mjekun infeksionit Gentian Stroni, i cili dje ishte nën cilësinë e mjekut të rojës në Urgjencën e Spitalit Infektiv.
Dyshohet se ai është dhunuar fizikisht nga familjari i një pacienti në QSUT. Pas aktit, autori është larguar ndërsa QSUT dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e kanë cilësuar ngjarjen të patolerueshme.
“Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale. Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet”, shkruan ministrja.








































