Velina Alesia Bami e cila iku me zhurmë të madhe nga emisioni ‘Stop”, ku shpreh se u shkarkua me një mesazh dhe pa paralajmëruar, vetëm sepse kishte dhënë një intervistë në Top Channel.
Por vetëm pak më shumë se 1 javë nga largimi i saj nga Stop, kemi mësuar destinacionin e ri të Alesia Bamit.
Burimet për “Syri” kanë bërë të ditur se Alesia Bami do ti bashkohet stafit të ‘E Diell’ në Top Channel. Ajo do të bëjë rubrikën e ‘lotarisë’.