Google search engine
Home Aktualitet “Dita e gjykimit për Berishët po vjen”, Shkëlzeni i përgjigjet ashpër Ballës...

“Dita e gjykimit për Berishët po vjen”, Shkëlzeni i përgjigjet ashpër Ballës dhe hedh akuzat e forta: Ke udhëtuar me një trafikant…

0
557

Menjëherë pas përballjes në seancën gjyqësore me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Berisha akuzoi Edmond Begon se ka fituar në mënyrë të jashtëligjshme tenderin dhe fitoi 6 milion euro nga entet shtetërore.

Sipas Shkëlzen Berishës, Prokuroria nuk e heton pasi është në presionin politik të mazhorancës.

‘Taulanti doli me tezën që ishte urdhri i partisë për të gënjyer gjatë komisionit parlamentar. Nuk dha asnjë provë për shpifjen që hodhi ndaj meje. Ironia është që në atë periudhë i pandehuri me akuzonte mua për udhëtime apo lidhje apo me persona që unë s’kisha asnjë kontakt.

Kanë kaluar 2-vjet sepse nuk kanë provuar dot asnjë gjë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së udhëtonte me një trafikant, me Edmond Begon.

Ai ka fituar 6 milion euro nga këto institucione shtetërore. I dyshuari për sponsorizim për udhëtimet me Balën ka fituar 6 milion euro nga Entet shtetërore. Akuzuesi është njeriu që duhet të hetohet nga prokuroria. Por prokuroria nuk e heton sepse është në presionin politik të maxhorancës. Prokuroria nuk e detyron të paguaj për shpifjen tjetër që bëri ndaj meje. Beteja vazhdon dhe pres dënimin e zotit Balla”, tha Shkëlzen Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here