Google search engine
Home Bota Politika në zi/ Ndërron jetë një ndër kongresmenët më jetëgjatë në shërbim...

Politika në zi/ Ndërron jetë një ndër kongresmenët më jetëgjatë në shërbim në historinë amerikane

0
444

Ndahet nga jeta në moshën  92-vjeçare, kongresmeni më jetëgjatë në shërbim në historinë amerikane, John Dingell.

“Ai ishte një luan i Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një djalë i dashur, baba, burrë, gjysh dhe mik”, tha zyra për shtyp e gruas së tij, Debbie Dingell.

Demokrati i Miçiganit ishte një forcë lëvizëse pas shumë ligjeve kyçe liberale, veçanërisht programet shëndetësore.

Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 1955, duke shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve për 59 vitet e ardhshme. Ai u tërhoq në vitin 2015.

Dingell ndërroi jetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Dearborn, Michigan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here