Kryeministri Edi Rama e ka konfirmuar Sotiraq Filon si kandidat për herë të dytë për Bashkinë e Korçës. Kjo ka ndodhur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Korçës, teksa kryeministri i përgjigjej shqetësimit të një gruaje.
“Këtë do ta mbajmë në punë këtu. Ky të rrijë në punë dhe t’i marrë shënim këto vërejtje, por na duhet dhe për ca kohë”, tha Rama.










































