Google search engine
Home Lifestyle Italia nis rindërtimin e urës së tragjedisë në Genoa

Italia nis rindërtimin e urës së tragjedisë në Genoa

0
475

Makineritë e rënda nisën sot rrëzimin e betonit të mbetur nga ura e qytetit verior të Genoa për nisjen e ndërtimit të një kalimi të ri, pas shembjes së të vjetrit gjashtë muaj më parë ku u vranë 43 njerëz. Qeveria italiane anti-stabiliment e bëri prioritet rindërtimin e urës, ndërsa ministri i transporteve  Danilo Toninelli tha në ceremoninë e nisjes së punimeve se projekti do të ishte “imazhi i ringjalljes së Italisë”.  Një pjesë 200-metra e gjatë e urës u shemb në gusht duke rrëzuar bashkë me veten dhjetra makina. Ura Morandi ishte hapur në 1967, dhe ishte një lidhje vitale për qytetin bregdetar.  “Kjo shënon rinisjen e Genoas, rajonit të Ligurias dhe të Italisë,” tha kryeministri Giuseppe i pranishëm në ceremoni. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here