Google search engine
Home Rajoni Kosova Haradinaj ngre shqetësimin e madh për Kosovën dhe nxjerr detajet sekrete nga...

Haradinaj ngre shqetësimin e madh për Kosovën dhe nxjerr detajet sekrete nga darka e shumëpërfolur: E kërkova unë Ramën…

0
497

I ftuar në emisionin “Pressing”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj komentoi darkën aq shumë të përfolur me liderët e koalicionit qeverisës, me presidentin Thaçi dhe me kryeministrin Rama. Ai u shpreh se idenë për t’u takuar e ka pasur ai, ndërsa gjatë darkës i ka kërkuar kryeministrit Rama të merret me përgjegjësitë e tij.

“Në qoftë se në Bruksel e dinë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëherë si do të jetë figurë e besueshme ai për Brukselin dhe kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne për Berlinin. E lus këtu”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera kryeministri i Kosovës u shpreh se prekja e kufijve të Kosovës, kthen një precedent në Ballkan që Putini e ka përmendur dy-tre raste në disa deklarata të tij.

“Pse shembull forcat politike opozitare pro-evropiane në Serbi po e kundërshtojnë Vuçiçin për çështjen e kufijve me Kosovën, pasi kështu edhe Serbia largohet nga rruga drejt BE-së’, u shpreh Ramush Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here