Google search engine
Home Politike Drejtesi Kreu i Administratives në sitën e vetingut, ja gjetjet e KPK për...

Kreu i Administratives në sitën e vetingut, ja gjetjet e KPK për Eriol Roshin, ONM e pyet për 1.5 mln lekët e mbajtura në shtëpi

0
672

Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi dha llogari dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca dëgjimore për të nisi që në orën 09:00, ndërsa Roshi u përball pa probleme me trupën gjykuese. Relatorja Valbona Sanxhaktari deklaroi se gjyqtari Roshi gëzon një apartament 110 metra katrorë në Tiranë me vlerë 7.9 milionë lekë, të financiar përmes një kredie bankare prej 6.3 milionë lekësh si dhe rreth 1.5 milionë lekë kursime nga shitja e një apartamenti në bashkëpronësi me prindërit. Për KPK, Eriol Roshi ka pasur mundësi financiare për blerjen e këtij apartamenti, ndërsa në seancë u theksuar se hetimi është shtrirë deri tek mundësitë financiare të prindërve të kryegjyqtarit. Por ajo që shkaktoi reagimin e përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs ishte transaksioni me apartamentin e shitur dhe fakti që Roshi i kishte mbajtur për 4 vjet 1.5 milionë lekët e tij jashtë sistemit bankar. Jacobs e pyeti gjyqtarin sesi kishin mbërritur paratë tek ai dhe ku kishin qëndruar ato për 4 vjet.

Në përgjigje, Roshi sqaroi se veprimet nuk janë kryer përmes bankës. “Jam përgjigjur në shpjegimet e mia se veprimet nuk janë kryer përmes bankës. Të hollat kanë qëndruar në shtëpinë e babait tim. Unë nuk kam kontribuar në blerjen e apartamentit, por u bëra bashkëpronar nga dëshira e prindërve”, tha kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës. “Pra, i mbajtët poshtë dyshekut”, vërejti Jacobs. Sa i takon integritetit të figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte sjellë një raport pozitiv për Roshin, ku konstatonte përshtatshmërinë e tij për të vijuar detyrën. Në lidhje me aftësitë profesionale, për Erion Roshin ishin regjistruar 3 denoncime nga publiku, ndërsa KPK kishte hetuar rreth një denoncimi mediatik se kryegjyqtari ka ndërhyrë në shortin e hedhur tek Gjykata Administrative. “Subjekti paraqiti shpjegimet e tij mbi pretendimet, të cilat do të verifikohen. Ai ka ndërmarrë gjithashtu disa iniciativa për përmirësimin e punës”, tha Sanxhaktari. Vendimi për Eriol Roshin do të jepet nesër në orën 09:00, ndërsa të gjitha gjasat janë se ai do të rikonfirmohet në detyrë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here