Google search engine
Home Bota Rajoni Turqi, Tsipras: Hapja e seminarit ortodosk burim shprese për lidhjet me Greqinë

Turqi, Tsipras: Hapja e seminarit ortodosk burim shprese për lidhjet me Greqinë

0
780

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha sot në ditën e dytë të vizitës së tij historike të Turqi se hapja e një manastiri ortodoks do të përmirësonte lidhjet e tensionuara mes dy vendeve. Tsipras pati një pritje të madhe nga kristianët në ishullin Heibeliada në jug të Stambollit, ku vizitoi shkollën fetare Halki, e cila është mbyllur nga turqit në 1971 dhe ka mbetur një pikë e hidhur debati mes dy vendeve. “Dua të besoj që këto dhoma të mbushen përsëri me të qeshurat e nxënesve”, tha Tsipras, duke shtuar se rihapja e seminarit do të dërgonte një mesazh të fortë miqësie, vllazërie e mirëkuptimi. “Ka cështje mes qeverive dhe vendeve tona  që vetëm dialogu mund të zgjidhë,” tha ai, përkrah patriarkut Bartholomeu, lideri shpirtëror i kristianëve ortodoksë, me bazë në Stamboll. Tsipras bëhet kryeministri iparë grek që viziton manastirin Halki. Turqia nuk ka dhënë ende asnjë shejë se do të rihapë shkollën kristiane dhe i ka rezistuar prej vitesh kërkesave të ngjashme nga Bashkimi Evropian. Dje Tsipras u takua me presidentin Tajip Erdogan në Ankara, ku lideri turk i kërkoi më shumë bashkëpunim për riatdhesimin e tetë ushtarakëve turq të akuzuar për pjesmarrje në puçin e  2016.Tsipras u përgjigj se Greqia nuk i mirëpret puçistët por çështja e tetë ushtarakëve turq ishte në dorë të gjyqësorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here