Google search engine
Home Aktualitet Saimir Tahiri sfidon Prokurorinë, ish-ministri bën sot lëvizjen e radhës

Saimir Tahiri sfidon Prokurorinë, ish-ministri bën sot lëvizjen e radhës

0
483

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në  Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afatit të hetimeve për Tahirin, por vendimi është ankimuar nga ish-ministri.

Në padinë e ish-ministrit shkruhet se në zgjatjen 5 herë të afatit të hetimeve, Prokuroria nuk ka marrë në konsideratë katër pika të rëndësishme.

Ato janë: rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpasra nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmjet veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve.

Në padi, ish-ministri shkruan se i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të përfundojë hetimet për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here