Rusia ka aprovuar sot një hua 38 milion euro për sektorin mbrojtjes së Kubës, sipas marrëveshjes së njoftuar nëntorin e shkuar kur presidenti Vladimir Putin u takua me homologun kuban Miguel Diaz-Canel në Moskë. Marrëveshja është finalizuar tashmë nga Rusia, tha kreu rus u shërbimit teknik ushtarak Dmitry Shugayev, në komentet e publikuara nga gazeta Kommersant. Me marrëveshjen Kuba do të blejë nga Rusia mjete të rnëda si tanke, autoblinda e mundësisht helikopterë. Kuba komuniste është aleate e Venezuelës, ku gjithashtu kontraktorë të mbrojtjes ruse kanë qenë prezentë muajin e shkuar, ndërsa burimet thonë se më pas ata kanë fluturuar dhe në Kubë. Në intervistën e tij Shugayev tha se Rusia është e shqetësuar për krizën në Venezuelë dhe nuk po mendon të tërhiqet nga mbështetja për qeverinë e Caracas. Sipas Shugayev, bashkëpunimi i Rusisë me Venezuelën kufizohet ruajtjen e kontratave të mëparshme të furnizimit me armë dhe ndëtrimin e impianteve ushtarake.








































