Drejtori i Burgjeve Stefan Çipa u shkarkua papritur nga kryeministri Edi Rama. Në vend të tij u emërua drejtori aktual i Autoritet Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismaili.
Ky i fundit do të kalojë nga siguria e ushqimeve tek burgjet, të cilat janë në situatë reformimi.
Agim Ismaili, në profesion ekonomist u emërua në krye të AKU-së në tetor të viti 2017.
Më herët Ismaili mbante postin si nëndrejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, pra ekspert i krimit ekonomik. Emërimi i tij në krye të AKU-së erdhi me bujë asokohe, pas shkarkimit nga Rama të ish-drejtorit Dritan Sejko i akuzuar për abuzime.









































