Google search engine
Home Politike Drejtesi KLP shtyn afatin e aplikimeve për SPAK, aplikon një tjetër prokuror (Emri)

KLP shtyn afatin e aplikimeve për SPAK, aplikon një tjetër prokuror (Emri)

0
465

Sot në mbledhjen plenare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shtyrjen e afatit për pranimin e aplikimeve për SPAK deri me datën 21 Shkurt 2019. Vendimi është marrë me 10 vota pro dhe një kundër.

Ai që ka votuar kundër këtij vendimi është n/Kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Alfred Balla.

KLP bën thirrje prokuroreve të shfrytëzojnë këtë afat dy javor për të paraqitur aplikimin e tyre.

Mësohet se pak minuta më parë ka aplikuar edhe Vate Staka prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here