Zbulohet detyra e re e Stefan Çipës pas shkarkimit nga posti i drejtorit të Burgjeve.
Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka emëruar Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave.
Në vend të tij, në postin e drejtorit të Burgjeve është emëruar drejtori aktual i AKU, Agim Ismaili. Është e paqartë pse Rama ka marrë këtë vendim në kushtet kur në burgje kishte nisur një reformim.
Çipa është emëruar në këtë post në shtator të vitit 2018, pas largimit të Arben Çukos.
Kujtojmë ndërkohë se Çipa është një nga emrat më të lakuar për të kandiduar për bashkinë e Sarandës./NewsB