Google search engine
Home Politike Drejtesi Çoi në burg ish-kryeministrin, kreu i KLP takim me prokuroren speciale të...

Çoi në burg ish-kryeministrin, kreu i KLP takim me prokuroren speciale të USKOK (Çfarë pritet të ndodhë?)

0
424

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka pritur në një takim prokuroren speciale të USKOK, Tamar Laptosh.

Ibrahimi shprehet se KLP vlerëson eksperiencën e Laptosh dhe mirëpret mbështetjen e saj.

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here