Google search engine
Home Aktualitet Belinda Balluku tjetër furtunë, shkarkon drejtoreshën e koncesioneve, premton rishikim të procedurave...

Belinda Balluku tjetër furtunë, shkarkon drejtoreshën e koncesioneve, premton rishikim të procedurave të Unazës së Madhe

0
434

Nuk ka të ndalur furtuna e shkarkimeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Që prej marrjes së detyrës, ministrja Belinda Balluku ka nisur shkarkimet e një sërë drejtuesish kyç që ka në varësi. Ndërkohë që ditën e djeshme mësohet se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shkarkuar nga detyra një tjetër zyrtar në ministrinë që drejton. Bëhet fjalë për zonjën Etleva Kondi, e cila është larguar nga detyra si drejtore e Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri, me urdhër të ministres. Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria aktuale, por duke filluar nga dje ajo nuk do të jetë më në këtë post. Kujtojmë që ky nuk është shkarkimi i parë, pasi pak ditë më parë ministrja Balluku largoi nga detyra edhe kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, kreun e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci dhe drejtorin e Portit Durrës. Ndërkohë, po ditën e djeshme ministrja Balluku ka reaguar pas kërkesës së presidentit Meta, i cili kërkonte anulim dhe rishqyrtim të projektit të këtij segmenti të Unazës së Re.

Përmes një deklarate për mediat, Balluku deklaroi se projekti nuk do të anulohet, ndërsa bëri me dije se premto rishikim të procedurave të Unazës së Madhe. Madje, për të analizuar lotin e tretë, Balluku paralajmëroi një tryezë me ekspertët. “Arsyeja pse po komunikoj sot me ju është nevoja për t’i dhënë fund aludimeve, deklaratave dhe lajmeve të rreme mbi projektin e Unazës së Re. Për ti bërë të qartë kujtdo, një herë e mirë, se projekti është i përmirësueshëm, po jo i bllokueshëm apo aq me pak i anulueshëm. Tirana dhe gjithë Shqipëria që kalon në atë segment kur vjen në kryeqytet, s’mund të merret peng nga askush dhe për asnjë arsye. Është folur e stërfolur për kosto e për kilometra, por projekti është tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyjesh e veprash arti në një distance relativisht të shkurtër, po ama në mes të një zone të populluar ku intensiteti i banimit dhe aktivitetit do shkojë duke u rritur. Pra edhe kompleksiteti i projektit ka një arsye të veten shumë legjitime. I kam kërkuar ARRSH që të çdo garë publike të jetë LIVE para kamerave si dhe dy projektet strategjike për Milot Balldren dhe Orikum- Llogara do ia përcjellë qeverisë dhe më pas parlamentit për të siguruar transparencë”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here