Google search engine
Home Sport Prekëse/ Qeni i Sala nuk dorëzohet, pret te dera futbollistin dhe fotoja...

Prekëse/ Qeni i Sala nuk dorëzohet, pret te dera futbollistin dhe fotoja e tij po bën xhiron e botës

0
554

Qeni besnik i futbollistit Emiliano Sala vazhdon ta presë pronarin tek dera e shtëpisë, edhe pse avioni ku po fluturonte ai u rrëzua mbi Kanalin Anglez.

Motra e sulmuesit të Kardifit, Romina, ka postuar foton prekëse të qenit Nala në Facebook.

“Nala po të pret gjithashtu,” shkruan motra e futbollistit.

Qeni i tij ishte një nga arsyet se përse futbollisti ishte kthyer në Francë. Ai po përgatitej ta merrte qenin me vete në Uells.

Fotoja prekëse vjen në kohën kur ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin një trup të gjetur në mbetjet e avionit.

Futbollisti argjentinas Salah dhe piloti David Ibbotson ishin dy personat në bordin e avionit Piper Malibu, të rrëzuar më 21 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here