Polonia informon Brukselin: Serbia po i përdor vizat kundër Kosovës

0
472

Përfaqësuesi i Polonisë ka ngritur dje shqetësime mbi politikën e Serbisë për heqjen e vizave me shtete të ndryshme ccka po pwrdoret si një veprim i Serbisë për të tërhequr njohjen e Shtetësisë së Kosovës nga shtete tw caktuara sicc ndodhi me Republikën e Palaut. Rreth kësaj teme, përfaqësuesja e Komisionit Evropian ishte shprehur se kanë vërejtur këto vendime të Serbisë.  Ajo ishte shprehur se Serbia shpeshherë këto vendime i merr si rezultat i raporteve bilaterale shtetërore që kanë me vende të caktuara, por se është e njoftuar se ka edhe raste që e përdor edhe si shpërblim me vendet që tërheqin njohjen e Kosovës. Ajo ishte shprehur se Komisioni Evropian në secilin takim me Serbinë i ngre këto si shqetësime. Javën e kaluar, në COWEB (niveli i ambasadorëve të BE-së) është prezantuar raporti i Komisionit Evropian për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, një raport i rregullt mbi mbarëvajtjen e politikës së vizave në zonën Shengen. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here