Google search engine
Home Aktualitet Ministrja Balluku sfidon hapur presidentin Meta dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Asnjë...

Ministrja Balluku sfidon hapur presidentin Meta dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Asnjë s’do ngelet në mes të rrugës

0
407

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku përmes një deklarate për mediat u shpreh sot se është e hapur për rishikimin me qëllim përmirësimin e projektit të lotit të tretë të Unazës së Re, por kurrsesi anulimin.

“Sot kam dalë në këtë komunikim mbi nevojën për t’i dhënë fund aludimeve mbi projektin e Unazës së Re për ti bërë qartë kujtdo se projekti është i përmirësueshëm, por jo i bllokueshëm apo anulueshëm. Nuk mund të merret peng nga askush. Informoj se loti i dytë dhe i tretë vijojnë sipas procedurave, procesi i shpronësimeve është në vijë sipas ligjit.

Familje në mes të katër rrugëve ne nuk do të lemë. Prishja e godinave që pengojnë projektin do të vijojnë. Vetëm pak ditë më parë bashkia ka kaluar 5 plane zhvillimi për parcela buzë unazës, që u japin banorëve mundësinë e zhvillimit të pronës, kur janë pa dokumente. Specialistët do të zhvillojnë tryezë diskutimi me bashkinë për lotin e tretë. Te nyja strategjike e sheshit Shqiponja do të konsiderohet me seriozitet. ARRSH të përgatitet që çdo garë të jetë para kamerave dhe publikut”, tha Balluku.

Reagimi i ministres erdhi pas kërkesës së Presidentit për anulimin e projektit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here