Pesë vetë janë arrestuar për një fermë kanabis me vlerën e 500 mijë paundësh. Më shumë se 50 oficerë policisë u përfshinë në operacionin e zhvilluar të premten që synonte ndërprerjen e tregtisë së drogës në Peterborough, shkruan BBC. Pothuajse 600 bimë kanabis në faza të ndryshme të rritjes u gjetën gjatë bastisjeve në shtatë prona në zonën e Brettonit. Pesë burra, të moshës 19, 22, 23, 27 dhe 49 vjeç, të gjithë nga vendbanime të ndryshme, u arrestuan gjatë aksionit. Rreshteri Jason Hancock, nga Skuadra e Veprimit në Komunitet (CAT), tha se “qëllimi ynë ishte të pengonim rrjetet e organizuara kriminale që përdorin të ardhurat nga bujqësia e kanabisit për të financuar kriminalitet në shkallë më të gjerë brenda komuniteteve tona”. Shqiptarët e arrestuar janë: Adrian Pepaj, 22 vjeç, u akuzuar edhe për posedimin e dokumenteve të rreme të identifikimit. Kledian Lezaj, 27 vjeç, banues në Swanspool, dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, banues në Drayton, akuzohen për prodhimin e kanabisit. Mediat britanike nuk i bëjnë të ditura emrat e dy personave të tjerë të arrestuar.










































