Në Senatoriumin e Tiranës është shënuar viktima e dytë nga gripi i derrit. Pacienti identiteti i të cilit nuk dihet ende, kishte disa ditë i shtruar në spital me komplikacione nga gripi.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme ndërroi jetë një 48-vjeçar, si pasojë e gripit AH1N1, të njohur si gripi i derrit. Mësohet se viltima Arben Sula nga Elbasani ishte dërguar me urgjencë drejt Tiranës, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.









































