Google search engine
Home Bota Papa Françesku bëhet kleriku i parë që viziton Emiratet e Bashkuara Arabe...

Papa Françesku bëhet kleriku i parë që viziton Emiratet e Bashkuara Arabe (Foto)

0
458

Papa Françesku ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe duke u bërë kështu kleriku i parë që viziton gadishullin arab.Ati i Shenjtë u ul në Abu Dhabi ku u përshëndet nga Princi i Kurorës, sheik Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Papa do të marrë pjesë në një konferencë ndër-fetare dhe të martën do të mbajë Meshën në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 120,000 vetë.Para se të largohej, ai shprehu shqetësim rreth luftës në Jemen, në të cilën janë të angazhuara edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ende nuk dihet nëse Papa do ta ngrejë çështjen në publik apo privatisht, ndërsa viziton Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat janë të përfshira në luftë si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Sauditet.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë shtëpi për gati një milion katolikë , shumica prej tyre nga Filipinet apo India.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here