Përfundon hetimi administrativ për ngjarjen në depon e municionit në bazën detare të Pashalimanit. Hetimi i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën në drejtim të komandimit në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.
Në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit . Ministrja e Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshme shkarkon 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe çështjet të sigurisë dhe ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.
Ministrja Xhaçka nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i ka propozuar Presidentit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.









































