Google search engine
Home Sport Fotot/ Gjendet një trup në rrënojat e avionit më të cilin udhëtonte...

Fotot/ Gjendet një trup në rrënojat e avionit më të cilin udhëtonte futbollisti Sala

0
629

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore ka publikuar një foto të trishtë të avionit të zhdukur të Emiliano Sala. Pasi u identifikua në fundin e kanalit anglez, ata  kanë konfirmuar se në bordin e tij ndodhet një trup, por ende nuk është zbuluar nëse bëhet fjalë për futbollistin apo për pilotin e avionit.

Zbulimi I avionit u bë I mundur nga kërkimi privat në emër të Emiliano Sala, ndërsa për nxjerrjen e tij operacioni është ndërprerë sot për shkak të motit të keq. Fatkeqësisht kjo situatë mund të zgjasë për disa ditë.

Për këto ngjarje të fundit babai i Sala në Argjentinë është shprehur: “Nuk mund ta besoj…kjo është një ëndërr…është një ëndërr e keqe….jam I dëshpëruar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here