Google search engine
Home Aktualitet Dalin fotot/ Rama darkë në shtëpinë e re të Thaçit me të...

Dalin fotot/ Rama darkë në shtëpinë e re të Thaçit me të gjithë “kokat” e Kosovës, takimin e zbulon djali i Presidentit

0
548

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto në orët e vona të mbrëmjes së djeshme  në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ne Prishtinë.

Ai është në tavolinë me kryeministri Haradinaj, bashkë me ta edhe figurat të tjera të rëndësishme të politikës në Kosovë si kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, dhe deputeti Fatmir Limaj. Ende nuk dihet arsyeja e darkës që duket miqësore të paktën në momentin kur është shkrepur foto.

Në daljet e fundit publike, kryeministri Rama ka mbrojtur shpesh presidentin Thaçi, ku e kanë sulmuar për shkak të idesë për ndryshimin e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Takimi i Ramës dhe Thaçit me Haradinajn vjen pas telefonatave që dy të parët kanë zhvilluar me John Bolton, këshilltarin e Presidentit Donald Trump, që njihet si filo serb.Mbetet për tu parë nëse pas këtij takimi do të ketë dakordim për taksën, apo edhe për dialogun me Serbinë.

Fotoja është shpërndarë gjithashtu edhe nga djali i Hashim Thaçit, Endriti në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here