Google search engine
Home Aktualitet “Si je bos”, Rama nuk ndalet, thumbon hapur Berishën: Me vizat amerikane...

“Si je bos”, Rama nuk ndalet, thumbon hapur Berishën: Me vizat amerikane nuk ke probleme? (BATUTAT)

0
830

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Berat, vizitoi një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale në zonën e Dushnikut. Kreu i qeverisë theksoi se reflektohet një rritje e qëndrueshme e punës dhe fitimit, falë edhe politikave mbështetëse të viteve të fundit.

Ndërsa nuk munguan edhe batutat me biznesmenin që ka në pronësi sipërmarrjen gjatë diskutimit për eksportet në vende të ndryshme të botës. Rama pyeti biznesmenin nëse ka probleme me vizat amerikane, duke ‘thumbuar’ sërish ish-kryeministrin Berisha, pasi në seancën e së enjtes në Kuvend, kreu i qeverisë e pyeti, ‘me dash a e kalon Oqeanin?’ duke lënë të kuptohet se ambasada i ka hequr vizën për në SHBA.

Batutat

Rama: Si je bos?

Biznesmeni: Mirë jeni?

Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?

Biznesmeni: Jo, jo nuk kam pasur

Biznesmeni: Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe…

Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?

Biznesmeni: Nuk kam

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here