Google search engine
Home Aktualitet Skandali, me paratë e miliarderit suedez u blenë pronat e deputetëve të...

Skandali, me paratë e miliarderit suedez u blenë pronat e deputetëve të Partisë Demokratike, ja detajet

0
677

Në Shqipëri duket se skandalet dhe çudirat nuk kanë fund. Kjo është bërë publike edhe ditën e djeshme, ku në media është publikuar një lajm se shumë njerëz, pasuria e të cilëve është nën mbikëqyrjen e institucioneve të drejtësisë është përdorur për të blerë pronat e politikanëve shqiptarë. Rasti më i freskët vjen nga Lezha, teksa familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.

“TCh” publikoi vendimin gjyqësor të dhënë në Lezhë, ku thuhet se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro. Ndërsa ish-deputetit demokrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro. Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara nga shteti shqiptar. Prokuroria thotë në kërkesën e saj përpara gjykatës se, pasi ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci, i ka lindur dyshimi i arsyeshëm për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer. Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm, ku më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur. Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë se përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vajza e çiftit të moshuar Voci. Ndaj, për prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here