Google search engine
Home Politike Parlament PS-PD nisin lëvizjet për të nxjerrë jashtë loje “të vegjlit”, Mediu e...

PS-PD nisin lëvizjet për të nxjerrë jashtë loje “të vegjlit”, Mediu e Idrizi mbeten jashtë komisioneve zgjedhore, shkrihet grupi parlamentar i PR

0
544

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur lëvizjet për të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla parlamentare. Pakti i 17 majit i vitit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha i dha një goditje të fort Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, Dashamir Shehit, Agron Dukës, etj. Por së fundmi goditjet ndaj këtyre partive janë shtuar. Ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur diskutimi për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ka qenë Komisioni i Ligjeve ai që shqyrtoi dje këto ndryshime. Gjatë fjalës së tij para deputetëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mes të tjerash e ndali theksin tek një pikë e Rregullores së Re të Kuvendit, duke vënë në dukje faktin se falë ndryshimeve të reja disa grupe parlamentare që ekzistojnë si pasojë e huazimit të deputetëve do të shkrihen. Për të qartësuar mendimin e tij, Balla përmendi rastin e grupit parlamentar të Partisë Republikane që ka marrë deputetë nga PD për të ekzistuar si grup më vete në Kuvend dhe përfituar benefite financiare nga buxheti i shtetit. Në këtë kontekst, deputeti i PS theksoi se kjo praktikë do të marrë fund. “Më lejoni që të ndalem tek një pikë e rëndësishme e Rregullores së Re të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që ka të bëjë me grupet parlamentare. Me miratimin e Rregullores së Re do kemi tre grupe parlamentare. Nuk do kemi më parti që nuk kanë deputetë dhe që janë grup parlamentar më vete. Është absurde që në Shqipëri nuk ka republikanë por ka deputetët të Partisë Republikan, madje edhe grup të PR. Janë 30 milionë lekë që ky grup parlamentar merre nga buxheti i shtetit kur nuk ka asnjë deputet republikan. Kështu që nuk do lejomë më që PD huazon deputetët te PR për ti dhënë kësaj të fundit grup parlamentar dhe shumë benefite të tjera”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Momentalisht, në Kuvendin e Shqipërisë është vetëm grupi parlamentar i PR që ekziston me deputetë hua, pasi ka marrë plot 6 të tillë nga PD. Ndërkohë që këtë praktikë e ka ndjekur edhe PDIU e Shpëtim Idrizit. Pra si PDIU, dhe PR krijon grup parlamentar me deputetë borxh, për të përfituar para nga buxheti i shtetit dhe benefite në KQZ, siç janë anëtarë të KZAZ-ve, QV, etj. Por që me hyrjen në fuqi të Rregullores së Re të Kuvendit duket se si PDIU, ashtu edhe PR nuk do kenë më grup parlamentar, duke filluar nga zgjedhjet parlamentar të vitit 2021.

PR jashtë komisioneve zgjedhore

Shkrirja e Partisë së Republikane duket se është e pashmangshme. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër një mbledhje, ndërsa ajo që bie në sy në rendin e ditës ka të bëjë me faktin se do diskutohet për ndarjen e komisioneve zgjedhore. Sipas vendimit të KQZ, si PR, ashtu edhe PDIU do mbeten jashtë komisioneve zgjedhore, duke mos pasur asnjë anëtar në KZAZ-të, pasi të drejtën e përfaqësisë do ta kenë vetëm PS, PD dhe LSI. “Partia Socialiste e Shqipërisë, do të paraqesë tre kandidatura për anëtarë të KZAZ-ve, dy kandidatura si parti e parë e shumicës parlamentare dhe kandidatura e tretë për të realizuar baraspeshimin politik shumicë-opozitë në përbërjen e KZAZ-ve. Partia Demokratike e Shqipërisë, parti e parë e opozitës parlamentare, do të paraqesë dy kandidatura për anëtarë të KZAZ-ve; Lëvizja Socialiste për Integrim, parti e dytë e opozitës parlamentare, do të paraqesë një kandidaturë për anëtarë të KZAZ-ve; Anëtari i shtatë, do të propozohen në gjysmën e KZAZ-ve nga Partia Socialiste e Shqipërisë, parti kryesore e shumicës parlamentare, dhe në gjysmën e KZAZ-ve nga Partia Demokratike e Shqipërisë, parti kryesore e opozitës parlamentare”, thuhet në vendimin e KQZ.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here