Identifikohet drejtuesi i mjetit, që shkaktoi një aksident duke përfshirë 11 automjete në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Kreshnik Lilaj, kreu i Angjecisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dyshohet se ka qenë nën efektet e alkoolit.
Makinat kanë qenë të parkuara, çka nuk ka sjellë dëme në njerëz
Ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tip Benz që shkaktoi gjithë këtë katrahurë.
Ai është dërguar në gjendje kritike në spital, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.









































